Kushtet e përdorimit

Duke u regjistruar në domenin www.velastina.com, si dhe në web shopin www.velastina.com, apo duke ju qasur faqes sonë www.velastina.com, ju do të bëheni shfrytëzues i joni, Shfrytëzuesi i pranon kushtet e shfrytëzimit si më poshtë:

Informatat rreth produkteve, specifikat e tyre, fotot, sasia në dispozicion, si dhe përmbajtja tjetër e web faqës nuk duhet të jetë detyrimisht e saktë, dhe shfrytëzuesi i pranon këto kushte, si dhe rrezikun dhe dëmet e mundshme të çfarëdo natyre të shkaktuara nga kjo.

Qasja në web faqe si dhe disa pjesë të saj nuk janë të garantuara. Mund të ketë problem deri tek transmetimi i shënimeve deri te shfrytëzuesi, për shkaqe të ndryshme, siç janë problemet e mundshme me internet koneksion, azhurim të sistemit apo shkaqe të ndryshme të pa përmendura.

Me rastin e regjistrimit në web faqën tonë, ju garantoni që konform rregullativave ligjore në fuqi keni të drejtë të bëni marrëveshje mbi shitblerje. Ne kemi të drejtë ta deaktivizojmë apo fshijmë qasjen (Konton tuaj) në formë permanente pa përmendur arsyet.

Çdo përdorim ilegal i web faqës është subjekt i përndjekjes ligjore.

Fotografitë e produkteve, si dhe të dhënat tjera të produkteve të shfaqura në web faqën tonë, janë të mbrojtura me ligjin mbi të drejtat autoriale. Kopjimi i fotove apo ndonjë pjesë tjetër e përmbajtjes së faqës është e ndaluar.

Zakonisht koha e shpërndarjes së mallrave të blerë është 1-5 ditë.