Velas & Tina Company SHPK është kompani e themeluar në vitin 2006, e cila merret me import dhe distribuim e pjesëve këmbyese të veturave.
Qysh nga fillimi i veprimtarisë ekonomike, dhe në posedim të eksperiencës dhe teknologjisë të trashëguar nga kompanija partnere Velas në Kroaci, Velas & Tina Company filloi ofrimin e shërbimeve cilësore në fushën e ofrimit të pjesëve këmbyese për vetura dhe mjete transportuese.
Me kalimin e gati një dekade të veprimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve të specializuara, kompanija jonë ka arritur të fitojë respekt, dhe të jetë fuqishëm prezente në gjithë territorin e Kosovës.
Me vite të tëra ne kemi vazhduar ndërtimin e një baze cilësore të të dhënave, duke reflektuar edhe në cilësinë e shërbimeve ndaj klientëve.
Ne sot me përcjelljen e trendeve të kohës dhe orientimit kah kërkesa e tregut, ofrojmë një asortiman cilësor dhe në rritje të vazhdueshme, dhe me mundësi të porosive edhe për llojet e veturave të prodhuesve Japonez dhe Korean.
Gjithashtu jemi në ndërtim e sipër të një platforme online ku shërbimet tona do të jenë në dispozicion edhe përmes internetit dhe telefonave smartphone.
Gjithnjë në dispozicion të zgjidhjes së problemeve me veturën tuaj.
Na kontaktoni
Velas & Tina Company SHPK